Të mërkurën të drejtën për rivotim e kanë 4.336 qytetarë

Maqedonia

Të mërkurën të drejtën për rivotim e kanë 4.336 qytetarë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës Administrative ku u hodhën poshtë paditë e Frontit Evropian, KSHZ-ja dje në seancën e 105-të vendosi që të ketë rivotime në disa vendvotime në zonën zgjedhore 6 dhe 5.

Të mërkurën më 22 maj të drejtën e votimit e kanë 4.336 qytetarë. Në vendvotimin e vetëm ku do të ketë rivotim në Komunën e Zhelinës të drejtën e votës e kanë 992 votues.

Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues, në Ohër votohet në vendvotimin 1272 me 711 votues të regjistruar.

Po ashtu votohet edhe në dy vendvotime në Krueshevë. Në vendvotimin 1194 ka 469 votues të regjistruar, kurse në vendvotimin 1202 shënohen 298 votues të regjistruar. Në vendvotimin 1470 janë të regjistruar 658 votues dhe në vendvotimin 1470/1 janë 632 votues të regjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat