Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

Maqedonia

Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Nxënësit shqiptarë nga Ohri, të cilët mbarojnë arsimin fillor, nuk kanë ku të vazhdojnë arsimin e mesëm në gjuhën e tyre amtare. Asnjë nga shkollat e mesme nuk ka paralele me mësimin në gjuhën shqipe. Prandaj detyrohen të udhëtojnë në Strugë, ose të ndjekin mësimet e gjuhës maqedonase në Ohër. Këtë vit 26 nxënësve të shkollave fillore do t’u mohohet kjo e drejtë. Nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit”, thonë se nuk ka interes dhe për këtë arsye nuk ka pasur konkurs për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.

“Nuk ka interes. Ne, si institucion, jemi gjithmonë në dispozicionin, dhe jemi në korrelacion me shkollën fillore Vëllazërim-Bashkim dhe në mënyrë të barabartë promovojmë gjimnazin para të gjitha klasave”, tha Svetlana Velkovska – Drejtoreshë e Gjimnazit të Ohrit.

Prindërit thonë se të gjitha nismat e mëparshme për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe kanë dështuar.

Shqetësues është edhe fakti se vitet e fundit numri i nxënësve shqiptarë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër shënon ulje.

„Nëse gjeneratat ishin rreth 30 nxënës për gjeneratë, sidomos gjenerata e fundit ishin 16, ose 23 nxënës vitin paraprak. Këtë vit kemi pasur 14 nxënës të regjistruar në klasën e parë në me mësim në gjuhën shqipe, dhe kemi pasur 34 gjysmë maturantë në vitin shkollor 2022/2023. Kjo është një rënie prej rreth 20 nxënës”, tha Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi – Ohër.

Në Qendrën Shkollore të Elektromakinerisë në Ohër, janë paraparë dy paralele shqipe për konkurset që shpallen, por vitet e fundit interesimi ka qenë më i vogël dhe për këtë arsye asnjëherë nuk është formuar paralele në shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat