Filloi me punë shkolla e re në Vizbegë, po regjistrohen nxënësit e klasës së parë

Maqedonia

Filloi me punë shkolla e re në Vizbegë, po regjistrohen nxënësit e klasës së parë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Butelit të Shkupit, Darko Kostovski, njoftoi se shkolla fillore e sapondërtuar ka filluar punën me fillimin e regjistrimit të nxënësve të rinj të klasës së parë.

“Që nga sot zyrtarisht ka filluar regjistrimi i nxënësve të klasës së parë në shkollën e re fillore komunale “Vizbegë” në vendbanimin Vizbegë.

U njoha në detaje me punën e komisionit që kryen regjistrimin e nxënësve të klasës së parë. Bëra edhe një xhiro nëpër klasat e reja ku do të mësojnë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë.

Shkolla në Vizbegë është plotësisht e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor”, informoi Kostovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat