Siljanovska mori urim nga mbreti Charles III, theksohen marrëdhëniet e mira në mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe

Maqedonia

Siljanovska mori urim nga mbreti Charles III, theksohen marrëdhëniet e mira në mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe

Më: 20 maj 2024 Në ora: 20:38
Matthew Lawson

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Matthew Lawson.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, ku presidentja Siljanovska Davkova theksoi se vendi ynë i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe aleancën në NATO.

Presidentja Siljanovska Davkova tregoi gatishmërinë e saj për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se si shtet e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen britanike në përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që vazhdoi edhe pas BREXIT-it.

Ambasadori Lawson i dorëzoi Presidentes Siljanovska Davkova një letër urimi nga mbreti Charles III me rastin e marrjes së detyrës, në të cilën ai dërgon urimet e tij më të sinqerta për zgjedhjen e saj.

“Kam besim se do të investoni të gjithë kapacitetin tuaj gjatë mandatit tuaj si President për t’u përballur me sfidat e mëdha të kohës sonë, duke filluar nga ballafaqimi me ndryshimet klimatike e deri te thellimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Jam shumë i kënaqur që dy vendet tona kanë krijuar marrëdhënie të forta tregtare dhe të sigurisë. Ndaj, shpresoj që gjatë mandatit tuaj si President marrëdhëniet tashmë kaq të ngushta të thellohen edhe më shumë”, thuhet në urimin nga Mbreti Charles III.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat