Xi Jinping ia uron Siljanovska Davkovës zgjedhjen për presidente

Maqedonia

Xi Jinping ia uron Siljanovska Davkovës zgjedhjen për presidente

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:26
Xi Jinping

Presidenti i RP të Kinës, Xi Jinping ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën me rastin e zgjedhjes së saj për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.

Kina dhe Maqedonia e Veriut ruajnë miqësi të thellë tradicionale, thotë presidenti kinez në urim.

Ai shtoi se në vitet e fundit, bashkëpunimi praktik mes dy vendeve ka bërë përparim solid dhe ka sjellë përfitime për të dy popujt.

Duke theksuar se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Si Xhinping thekson se është “i gatshëm të punojë me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për të thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe zgjerimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit, me qëllim që marrëdhëniet mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut të ngriten në një nivel të ri më të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat