30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin

Maqedonia

30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:38
Ljupço Palevski

Të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë. Lupço Palevski Pallço nën masa të larta sigurie u dërgua gjatë ditës në Gjykatën Penale.

Ai doli para gjykatësit të procedurës paraprake për t’u deklaruar lidhur me masën e paraburgimit, të caktuar në mungesë me propozim të Prokurorisë Publike. Palevski është në dispozicion të autoriteteve vendase për të gjashtën ditë dhe ndodhet në burgun e Shutkës, pasi u ekstradua nga Turqia.

Jozyrtarisht, për akuzë ndaj Palevskit do të pritet, ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve si bashkëpunëtorë në rrëmbim, më së voni deri më 2 qershor do të ketë akuzë.

Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski tashmë e kanë pranuar fajin dhe kanë çuar policinë në vendet ku janë varrosur të vrarët. Sipas ligjit të procedurës penale, të dyshuarit mund të mbahen në paraburgim para ngritjes së aktakuzës maksimum 180 ditë, i cili skadon më 2 qershor, dhe për këtë duhet të akuzohen tre bashkëpunëtorët e dyshuar.

Pas dorëzimit, ata mund të mbahen në paraburgim edhe për dy vite të tjera. Mes të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili po hetohet nëse ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij.

Së fundmi Gjykata Supreme vendosi t’i shqiptojë arrest shtëpiak. 14-vjeçarja Vanja dhe 74-vjeçari Pançe u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor të vitit të kaluar.

Trupat e pajetë u gjetën në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor. Pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar më 5 dhjetor, Palevski u arrestua në Balikeshir-Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat