Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji

Maqedonia

Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, ka thënë MPB.

Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat