KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%

Maqedonia

KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%

Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar, votuan 1.574. Krahasuar me votimin e 8 majit, në rivotim vërehet një rritje të pjesëmarrjes me 1.21 për qind në këto qendra votimi.

“Pjesëmarrja në shtatë vendvotime ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare sot deri në orën 15:00 është 34.87 për qind”, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar, votuan 1.574. Krahasuar me votimin e 8 majit, ky rivotim tregon një rritje të pjesëmarrjes me 1.21 për qind në këto qendra votimi.

Pjesëmarrja më e madhe ka në vendvotimin në Zhelinë, ku votuan 428 votues, gjegjësisht 43.10 për qind, ndërsa më të ulët në Krushevë në vendvotimin 1202, ku deri në orën 15:00 votuan 67 votues, përkatësisht 22.48 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat