Ndalohet një person në Strugë, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Ndalohet një person në Strugë, kapet me lëndë narkotike

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

MPB njofton se ka ndaluar një 29-vjeçar në Strugë, i cili është kapur me lënëd narkotike.

“DPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T.(29) nga fshati Podmolje, komuna e Debërcës, për shkak të dyshimit për veprën penale “Prodhim dhe tregtim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit të veturës së tij tip BMW, të kryer në fshatin Veleshtë të Strugës, punonjësit policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat