Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët

Maqedonia

Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:34
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se sipas të gjitha gjasave, VLEN e merr një deputet në zonën e gjashtë.

Kjo, tha, Mexhiti e konfirmon legjitimitetin në kampin politik shqiptar.

“Edhe aty shihet që forcat në terrenin shqiptar, VLENI e ka fitoren absolute”, tha Mexhit, në emisionin “Intervistë në Shenja”.

Sa i përket debatit për legjitimitetit, se kush e ka atë, Mexhiti, tha se në kampin politik shqiptarë, aty ku gravitojnë shqiptarët, ka patur vetëm një koalicion që është VLEN.

Dhe e ke një BDI që për herë të parë shkon në koalicion me nëntë parti politike, më nëntë komunitet, dhe kjo është legjitime, por ka dalë më në kampin politik, konceptin qytetar”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat