106 gjoba në Shkup, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Maqedonia

106 gjoba në Shkup, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Më: 23 maj 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba.

Nga të cilat 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për kalim në semafor të kuq, nëntë gjoba u shqiptuan për mosvënien e rripit të sigurimit…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat