Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës

Maqedonia

Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:49
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në rrjetin social Facebook shkruan se në seancën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezolutën për Srebrenicën. Osmani më tej shton se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.

“Maqedonia e Veriut, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, e bashkësponsorizoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”, thotë Osmani.

Osmani shkruan se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.

“Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë përfshin nderimin e kujtimit të viktimave dhe mbështetjen e të mbijetuarve të të gjitha krimeve të kryera kundër njerëzimit dhe gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe nënvizimin e rolit të gjykatave ndërkombëtare në luftën kundër mosndëshkimit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)”, shkruan Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat