Rrokulliset traktori, humb jetën një person në Shtip

Maqedonia

Rrokulliset traktori, humb jetën një person në Shtip

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Dje në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis një traktor i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri është rrokullisur në rrugë, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

“Më datë 23.05.2024, në ora 13:29, në SPB Shtip është raportuar se në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis, traktori i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri, me banim në fshatin Morodvis, është rrokullisur në rrugë”.

“Shoferi nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion dhe është kryer kontrroll në vendin e ngjarjes, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat