Beniada Nishani zbulon projektin e ri në televizion

Mediale Vip

Beniada Nishani zbulon projektin e ri në televizion

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:42
Beniada Nishani

Beniada Nishani, një prej personazheve më të dashur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në BBV, është gati për një projekt të ri televiziv, të cilin e ka bërë publik së fundi.

E ftuar në shumë programe televizive, me natyrën dhe humorin që e karakterizon, Beni i ka bërë të gjithë për vete, ndaj edhe së shpejti, do të jetë sërish pranë publikut.

Modelja bukuroshe ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram projektin e ri televiziv. “She’s on top”, programi i bukurisë që pritet të nisë sezonin e ri në Top Channel, do të ketë në juri një anëtare të re.

Beni do të jetë në program së bashku me Argjira Spancën për të gjykuar pjesëmarrësit në këtë spektakël.

“Në jurinë e ‘She’s On Top’ do të jetë Benida Jakiç ose Nishani nuk ka rëndësi emri im, ka rëndësi që unë do jem në këtë juri”,- dëgjohet Beniada në videon e ndarë me të gjithë ndjekësit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat