Çfarë është kimioterapia parandaluese që po merr Kate Middleton?

Mediale Vip

Çfarë është kimioterapia parandaluese që po merr Kate Middleton?

Më: 25 mars 2024 Në ora: 19:12
Kate Middleton

Kate Middleton me anë të një videoje tha pse ka qenë jashtë syve të publikut për muaj të tërë: është diagnostikuar me kancer dhe po merr kimioterapi parandaluese. Ajo nuk shpjegoi më tej për llojin e kancerit apo fazën.

‘Në janar, iu nënshtrova një operacioni abdominal dhe në atë kohë mendohej se masa e hequr nuk ishte kanceroze. Operacioni ishte i suksesshëm. Megjithatë, analizat pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t'i nënshtrohem një kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e para të këtij trajtimi’, - tha ajo.

Po çfarë është kimioterapia parandaluese dhe ku ndryshon me kimioterapinë e zakonshme?

Marleen Meyers, mjeke onkologe dhe drejtore e programit të mbijetesës ndaj kancerit në Langone Perlmutter Cancer Center në New York University, thotë se kimioterapia parandaluese përdoret pasi hiqet kanceri fillestar, në përpjekje për të ulur rrezikun e rikthimit të tij.

‘Ne shpesh përdorim këtë lloj trajtimi në përpjekje për të zhdukur qelizat mikroskopike që nuk mund të shihen në skanime, por mund të rriten nëse nuk trajtohen. Pavarësisht nga kurimi i kancerit, rreziku i përsëritjes mund të vazhdojë të jetë i pranishëm, ndaj duhet të përdoret kimioterapia parandaluese. Kjo mund të bëhet për kancerin e gjirit, vezoreve, zorrës së trashë etj’.

Ndryshe njihet si kimioterapi ndihmëse dhe është vërtetuar shkencërisht se kombinimi i saj me kirurgjinë, përmirëson mundësitë e jetëgjatësisë në shëndet të plotë dhe pa mundësi rikthimi të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat