Erjola Doçi ka pëlqim për banorin e “BBV”? Flet moderatorja: Unë dua që mashkulli im…

Mediale Vip

Erjola Doçi ka pëlqim për banorin e “BBV”? Flet moderatorja: Unë dua që mashkulli im…

Më: 25 mars 2024 Në ora: 23:00
Erjola Doçi

Moderatorja Erjola Doçi është ngacmuar nga Rike Roçi gjatë një bisede në “Big Brother VIP”.

“A të pëlqen Liami ty moj?” e pyeti modelja, ndërsa banorja e çudit nga pyetja tregoi se Liami nuk është në preferencat e saj për një mashkull.

“Unë dua që t’ia dinë emrin mashkullit tim, por mos ta njohin”– u shpreh Erjola, duke treguar që dëshiron të ketë në krah një partner i cili nuk është personazh publik.

Pjesë nga biseda:

Rike: A të pëlqen Liami ty moj?

Erjola: Hë moj seriozisht! Ti ma njeh tipin se si e dua unë

Romeo: Si e do ti?

Rike: Po të na pëlqejë s’do merrnim pjesë në “Big Brother VIP”

Erjola: Unë dua që t’ia dinë emrin mashkullit tim, por mos ta njohin

Romeo: Kësaj ja di hallin unë

Erjola: Jo, jo. Kur të dal do e njoh, e di unë, e kam si ndjesi.

Romeo: Do të bëhet nami ë?

Rike: Mua sa herë më dhurojnë një unazë iku, zhdukem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat