Kim Kardashian sërish beqare

Mediale Vip

Kim Kardashian sërish beqare

Më: 25 mars 2024 Në ora: 23:41
Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Odell Beckham duket se i kanë dhënë fund lidhjes së  tyre gjashtëmujore.

Një burim i Daily Mail ka bërë të ditur se dyshja nuk janë duke u takuar më me njëri-tjetrin.

Arsyeja e ndarjes së tyre ende nuk është bërë e ditur. Ndërkaq edhe gjatë lidhjes ata janë kujdesur që të mos dalin publikisht bashkë.

Paraqitja e tyre e fundit u shënua në festën e Oscars Vanity Fair në Los Angeles në fillim të këtij muaji.

“Nuk kishte puthje në publik si disa nga çiftet e tjera, por kishte shumë prekje dhe ata ishin pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës”, ka thënë një burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat