Meridiani rrëfen takimin me Luiz Ejllin dhe zbërthen lojën e banorëve të BBV3

Mediale Vip

Meridiani rrëfen takimin me Luiz Ejllin dhe zbërthen lojën e banorëve të BBV3

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:21
Meridiani

Meridian Ramçaj ka qenë një nga banorët më dinamik pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip 1”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, ai arriti të trazojë ujërat mes konkurrentëve VIP.

I ftuar në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa ai ndër të tjera dha mendimin e tij për secilin nga banorët e shtëpisë së “BBV 3” duke qëndruar te prania e Luizit dhe te Romeo.

“Nuk kam folur me Luizin më asnjëherë, kemi qëlluar ulur ngjitur në avion dhe s’kemi folur.

Duke qenë protagonist dhe fituesi i sezonit të kaluar prisja që do i jepnin më shumë hapësira për të folur gjatë mbrëmjes që e ftuan në BBV, pasi e njeh dhe lojën. Foli shumë pak, nuk e lanë dhe se di arsyen, këndoi vetëm një këngë dhe prisja të këndonte disa.

Ndërsa Romeos i kanë dhënë ferrari ka disa javë por se di a do mund ta kapi lojën, është kopje e Donaldit”- tha Meridiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat