Leonardo DiCaprio mund të jetë fejuar XO

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio mund të jetë fejuar XO

Më: 27 mars 2024 Në ora: 21:04
Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio ka ndezur thashethemet për fejesë me të dashurën e tij modele Vittoria Ceretti. Çifti u pa për drekë së bashku në një restorant në Los Angeles.

Ajo që ka ngjallur pikëpyetje është një unazë të madhe diamanti në gishtin e fejesës së 25-vjeçares. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, unaza e Vittoria-s nuk mund të kalojë pa u vënë re teksa ajo vendos dorën e saj në shpinë.

Çifti u pa për herë të parë së bashku në gusht të vitit të kaluar. Dyshja u panë gjithashtu në Ibiza duke festuar, duke kërcyer dhe puthur me njëri-tjetrin në fillim të shtatorit.

Burimet e asaj kohe pohuan se ai ishte “i çmendur” pas modeles, e cila është gjithashtu shumë e apasionuar pas kauzave mjedisore.

Burimet i thanë gazetës se aktori tani po del me të pasi ajo ka "të gjitha cilësitë që ai kërkon nga një partnere".

Modelja ishte gjithashtu në krah të Leos për festën e tij të ditëlindjes së 49-të në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat