E mbajtën të fshehtë, aktori i njohur bëhet baba për herë të parë. Ja detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Mediale Vip

E mbajtën të fshehtë, aktori i njohur bëhet baba për herë të parë. Ja detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 23:40
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kabë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Pattinson dhe partnerja e tij i kanë mbajtur shumë private detajet rreth foshnjës, duke mos zbuluar gjininë apo emrin.

Të dy u fotografuan së bashku me të porsalindurin teksa bënin shëtitje në Los Angeles, ndërsa aktori shihen duke shtyrë një karrocë bebash ngjyrë rozë që mesa duket zbulon gjininë e foshnjës.

Ata shoqëroheshin nga nëna e këngëtares, Elizabeth. Hera e fundit që Waterhouse u fotografua ishte në fund të shkurtit, kur ajo ishte ende shtatzënë.

Çifti, i cili është shumë privat për lidhjen e tyre, njoftoi shtatzëninë në nëntor .

Waterhouse po performonte me grupin e saj në Festivalin Corona Capital në Mexico City kur tha: “Mendova të vishja diçka me shkëlqim sot për të të larguar vëmendjen nga diçka tjetër që kam bërë. Nuk jam e sigurt nëse po funksionon”, tha ajo.

Pattinson dhe Waterhouse janë së bashku prej më shumë se 5 vitesh. Ata bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në dhjetor 2022, ndërsa morën pjesë në një shfaqje të modës Dior në Egjipt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat