A të ka shkruar Fatjoni tani që dole? Ja si përgjigjet Rikja

Mediale Vip

A të ka shkruar Fatjoni tani që dole? Ja si përgjigjet Rikja

Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:33
Rike Roçi dhe Fatjon

Rike Roçi ishte sot e ftuar si ish-konkurrente e BBV në “Fan Club”. Ajo u përball me pyetjet e opinionistëve, ku u përmend edhe Fatjoni i cili la lojën për të.

E pyetur nëse ish-banori i ka shkruar pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme, Rike jep përgjigjen epike se, ai nuk ka mundur pasi nuk e ka ende numrin e saj.

Sakaq, ish-banorja u shpreh se Fatjoni ishte i vetmi “opsion” me të cilin mund të formonte grup, ose aleancë në BBV por fatkeqësisht ai la lojën dhe kjo gjë nuk ndodhi.

Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?

Rike: Fatkeqësisht, Fatjoni la lojën. Unë do isha grup me Fatjonin.

Ina: Do ishte Fatjoni në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fatjonit?

Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)

Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.

Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.

Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?

Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.

Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat