Juli e shokuar për fituesin e BBVK2, harron që e kishte ndër të preferuarit

Mediale Vip

Juli e shokuar për fituesin e BBVK2, harron që e kishte ndër të preferuarit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 17:44
Juliana Nura

Juliana Nura në podcast me Fis Junikun, një tjetër banor të Big Brother VIP Kosova 1 e ka komentuar sërish sezonin e dytë të programit.

Ajo është shprehur se katërshja finaliste duhet të kishte brenda Edonën, Blerandon, Santianën dhe Bucin.

Nura, që vetë doli e treta e femra më e votuar në sezonin e parë, është shprehur e ‘shokuar që mbërritën në të dy persona njerëz që nuk ia ka marrë mendja’, duke aluduar në fituesin Lumbardh Salihu dhe finalisten tjetër, Shqipe Hysenaj.

‘Por i uroj sukses Lumbardhit’, u shpreh ajo.

Megjithatë, Nura duket se ka harruar që Lumbardhin e kishte kategorizuar ndër favoritët e saj bashkë me Edonën, Albyn e Bucin.

Këtë ajo e kishte bërë në një postim në Instagram në fund të dhjetorit, konkretisht me datë 25.

Nuk dihet nëse ky ndryshim i qëndrimit ka zanafillën tek harresa nga ana e Julit për fjalët që thotë apo mund të burojë nga ndonjë hatërmbetje pas diss-it që rivali i saj i ‘përbetuar’ Stresi, i bëri me një fotografi krah Lumit nga Tirana. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat