Pse Meghan Markle është gjithmonë me taka në fushë?

Mediale Vip

Pse Meghan Markle është gjithmonë me taka në fushë?

Më: 15 prill 2024 Në ora: 13:16
Meghan Markle

Meghan Markle mori një vëmendje shumë të madhe në shfaqjen në Miami këtë fundjavë teksa brohoriste për bashkëshortin e saj Princin Harry teksa ai luante në një ndeshje bamirësie polo në Florida për të përfituar Sentebale. 

Teksa shëtiste përgjatë fushës, Meghan ishte e veshur me një fustan të bardhë prej 812 dollarësh (650 £) nga stilistja Kaliforniane Heidi Merrick, shoqëruar me një çantë Maison Valentino prej 2650 £ – por zgjedhja e saj e këpucëve ngjalli diskutime.

Këto diskutime janë ngjallur për faktin pse Meghan është e veshur në çdo eveniment me taka të larta? Dhe jo diçka sportive siç shumica e njerëzve paraqiten në fushë.

Shumica thonë se zgjedhja e këpucëve të Meghan ka të ngjarë për faktin se ajo shfaqet në ngjarje të tilla sportive së bashku me Princin Harry, i cili është dukshëm më i gjatë se gruaja e tij, që do të thotë se ka një ndryshim të dukshëm në lartësi midis çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat