Selena Gomez reagon pas spekulimeve se ishte në lidhje me nipin e John F.Kennedy

Mediale Vip

Selena Gomez reagon pas spekulimeve se ishte në lidhje me nipin e John F.Kennedy

Më: 15 prill 2024 Në ora: 15:06
Selena Gomez dhe Jack Schlossberg

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit në lidhje me jetën e saj romantike.

Ka pasur spekulime se artistja ishte në një lidhje me Jack Schlossberg nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Nëse nuk e dini, Jack, është djali i Caroline Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë, John F. Kennedy. Thashethemet përfshinin gjithashtu se Jack “i premtoi Selenës Shtëpinë e Bardhë dhe ajo nuk pranoi”.

Pasi spekulimet u bënë virale, foli vetë Selena.

“Kurrë nuk e kam takuar këtë njeri”, shkroi Selena duke mohuar thashethemet se ishte në lidhje me Jack.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat