Festina Mejzini përlot me interpretimin e saj live gruan e poetit të madh Jorgo Papingji

Mediale Vip

Festina Mejzini përlot me interpretimin e saj live gruan e poetit të madh Jorgo Papingji

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:05
Festina Mejzini

Këngëtarja Festina Mejzini, stili i së cilës është veçuar gjithmonë unik, mbrëme ishte e ftuar në emisionin "Një natë sa një jetë" në RTSH kushtuar poetit të njohur Jorgo Papingji, ku interpretoj këngën e saj "Kush je ti dashuri" e shkruar nga z.Jorgo Papingji, këngë e cila u vlersua me cmimin e 3't para 3 viteve në Festivalin e 59 në RTSH.

Gjatë interpretimit të saj ka emocionuar dhe përlotur gruan e të madhit Jorgo Papingji.

-Tatjana Papingji. Me postimin e fundit të saj në instagram Festina ka ndarë disa minuta gjatë interpretimit të kësaj kënge dhe thotë: Çfarë emocioni ku me këngën time "Kush je ti dashuri" përlota bashkshorten e poetit tē kësaj kënge prof.Jorgo.

Kjo këngë mbetet e vecante për mua, kjo këngë më dha cmimin e 3't në Fest 59, por mbetet cmimi i 1 në karrieren time artistike.

Jam me fat që kam një krijim të 'mjeshter i madh' i muzikës prof.Jorgo Papingji në ditarin tim artistik. I madhi Papingji, njihet për këngët e tij të shumta që morën pjesë në “Festivali i Këngës në RTSH”,  ka shkruar mbi 4000 këngë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat