“Do doja ta shikoja Heidin pa Romeon”/ Françeska bisedon me Meritonin për çiftin: Nëse do ishte vetëm ajo do detyrohej… Banori: T’ua kënaq shpirtin!

Mediale Vip

“Do doja ta shikoja Heidin pa Romeon”/ Françeska bisedon me Meritonin për çiftin: Nëse do ishte vetëm ajo do detyrohej… Banori: T’ua kënaq shpirtin!

Më: 15 prill 2024 Në ora: 20:02
Big Brother VIP Albania 3

Meriton Mjekiqi dhe Françeska Murati teksa po bisedonin me njëri-tjetrin kanë shprehur dëshirën për ti shikuar në lojë Julian Dedën pa përkrahjen e Erjola Doçit dhe Romeo Veshaj pa partneren e tij, Heidi Baçi.

“Mendoj që nëse Heidi do të ishte në shtëpi pa Romeon situata do ishte shumë në ndryshen për atë”, u shpreh modelja, ndërsa Meritoni i bindur tregoi se asnjë banorë nuk do ti kushtonte vëmendje.

Sipas Françeskës, nëse Heidi do ishte në shtëpi pa Romeon do detyrohej që të luante dhe jo të “fshihej” pas lidhjes.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Po të ndikonte shumë një njeri që e ke në krahë

Françeska: Po të ndikon shumë

Meritoni: Ai e ka pasur në krahë atë gjithmonë, ja mbron ajo mendimet (Për Romeon dhe Heidin)

Françeska: Do kisha dëshirë që ti shikoja në lojë Romeon pa Heidin dhe Julin pa Erjolën

Meritoni: Edhe unë dua ti shikoj në lojë, t’ua kënaq shpirtin

Françeska: Ose Heidin pa Romeon. Mendoj që nëse Heidi do të ishte në shtëpi pa Romeon situata do ishte shumë në ndryshen për atë

Meritoni: Nuk do të ishte marrë askush me të

Françeska: Po sepse do detyrohej ajo që të dilte në hapur si lojtare dhe jo vetëm në lidhje. Nëse e ke vënë re, kur bëjnë debate Romeo bën pjesën agresive të debatit dhe Heidi hyn vetëm kur i intereson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat