Momenti viral kur Meghan Markle i kërkon një gruaje të mos pozojë pranë Princ Harryt

Mediale Vip

Momenti viral kur Meghan Markle i kërkon një gruaje të mos pozojë pranë Princ Harryt

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:29
Meghan Markle, Princ Harry

Meghan Markle u filmua duke refuzuar të linte një grua të qëndronte pranë Princit Harry për një foto për të festuar fitoren e fundit të ekipit të tij të polo.

Në pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, Dukesha e Sussex-it afrohet më shumë në krah të bashkëshortit të saj në skenë në ‘Grand Champions Polo Club’ në Wellington, ndërsa një grua tjetër u përpoq t'i afrohej Dukës. Ata po pozonin për një foto pas sfidës.

Një grua e paidentifikuar u afruar dhe tentoi të pozonte krah Harryt. Dukesha u dëgjua duke pyetur: "A dëshiron të vish këtu?"

Markle më pas buzëqeshi ndërsa i bëri shenjë gruas që të qëndronte në anën e saj të majtë, pasi dikush tjetër në video i tha: "Eja këtu". Kështu ajo shkoi pranë dukeshës.

Një person tha për Markle në një video të incidentit, “Ajo duket e pasigurt në lidhje me burrin e saj. Kjo është arsyeja pse ajo vazhdon të kapet pas tij dhe çdo gruaje që qëndron pranë tij i thuhet të qëndrojë pranë saj.”

Një tjetër shtoi, "Personaliteti kontrollues i Meghan shfaqet para botës. Pra, i mungon shpirti bujar.”

Dyshja u shfaqën në humor të mirë gjatë gjithë ditës, teksa u fotografuan duke mbërritur në aktivitet së bashku dorë për dore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat