Një çift i ri jashtë BBV? Dy ish-banorët postojnë foton e dyshimtë duke u përqafuar

Mediale Vip

Një çift i ri jashtë BBV? Dy ish-banorët postojnë foton e dyshimtë duke u përqafuar

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:41
Dea dhe Drini

Historia është përsëritur. Edhe këtë vit pati çifte në shtëpinë e “Big Brother Vip” që kanë marrë jo pak vëmendjen e publikut dhe janë bërë kryefjalë në media.

Romeo-Heidi, Meriton-Ilnisa krijuan një romancë në shtëpinë më të famshme që po komentohet gjerësisht. Shumë e shohin si raport në kuadër të lojës dhe shumë të tjerë besojnë në ndjenja të sinqerta mes tyre, megjithatë dimë të themi se jo vetëm brenda këtij formati vjen era “dashuri”.

Dy ish-banorë janë shfaqur shumë afër njëri-tjetrit në një postim në Instagram ku nuk mungojnë dhe dedikimet.

Po flasim për Dean dhe Drinin të cilët shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në një foto duke pirë verë, ndërsa në një tjetër gazetari përqafon dhe puth në faqe ish-banoren.

Postimi ka marrë shumë komente. Aludohet se mes tyre diçka po lind dhe deri më tani e kanë mbajtur të fshehtë, ose është një skemë për të qenë në qendër të vëmendjes.

“Shfleto për lumturi”, shkruajnë ata në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat