U eliminua nga Ferma Vip, flet Niko

Mediale Vip

U eliminua nga Ferma Vip, flet Niko

Më: 16 prill 2024 Në ora: 10:51
Niko Komani

Niko Komani ishte fermeri që u eliminua mbrëmjen e kaluar nga “Ferma Vip”. Pas largimit ai ka rrëfyer eksperiencën e tij.

Fermeri u shfaq në studio me qenushen e tij. Ndër miqësitë e krijuara në fermë, Niko renditi Marianën, Albanon, Robertin dhe Buçkon.

“Personi i parë që takova është qenushi im. Sa dola nga ferma thashë ku jam, nuk po e kuptoja. Jam dobësuar se është një stres, se nuk di t’a shpjegoj. Si sfidat, mbylla, njerëzit që jo me të gjithë shkon mirë, malli për të afërmit.

Gjeta një vëlla që është Albano. Nuk e besoja sepse mendoja se ishte person i parë që do zihesha. Me Robertin, Marianën, Buçkon për çudi jam afruar shumë. Në momentin që ka qenë pak i dobët Buçko e kam këshilluar, i thoja që të ndjej si vëlla të vogël. Është super djalë. I përkisja shumë jetës së fshatit”, u shpreh Niko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat