Ronaldo: Meritonin e shoh fitues të BBV

Mediale Vip

Ronaldo: Meritonin e shoh fitues të BBV

Më: 16 prill 2024 Në ora: 13:08
Ronaldo Sharka

Për Ronaldo Sharkën, Meriton Mjekiqi mund të jetë pretendent për fitues këtë ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Gjatë intervistës në ‘Top Albania Radio’, Ronaldo tha se Meritoni është përfaqësuesi më i mirë i Kosovës, madje shtoi se ka ditur sesi ta përdorë lidhjen që ka krijuar me Ilnisën.

“Meriton Mjekiqi është një nga banorët më interesant që ka pasur Big Brother VIP tre vitet e fundit. Nga shqiptarët e Kosovës ai është përfaqësuesi më i mirë. Meritoni krijoi një lidhje dashurie që e dinte që do gjykohej po nga ana e tjetër e dinte se do përqafohej.

Ata kurrë nuk e hodhën poshtë njëri-tjetrin. Ai nxorri një nga pretendentet nga shtëpia, Egla Cenon. Meritoni është pretendent shumë i mirë për fitues. Ndoshta këtë vit 100 mijë euroshi mund të shkojë në Kosovë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat