Gjiko ‘flirton’ me Edona Jamesin nga vetura e tij

Mediale Vip

Gjiko ‘flirton’ me Edona Jamesin nga vetura e tij

Më: 17 prill 2024 Në ora: 07:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkëpunimi i fundit i Gjikos me Mak Zogajn po rezulton të jetë një nga hitet më të dëgjuara të stinës.

Kënga, e cila në tekstin e saj i bën referencë Edona James, finalistja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, po tërbon tregun muzikor dhe po korr sukses të madh.

Magjia e bashkëpunimit ka shkuar përtej muzikës, pasi dy artistët dhe Edona James kanë realizuar një skenë bashkë, e cila dëshmohet qartë në videon që po përflitet shumë në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Skena në fjalë është krijuar në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, ku shohim Gjikon duke manovruar rrotull Edonës me veturën e Vesës.

Ky moment po vlerësohet si një promovim shtesë për këtë projekt muzikor, i cili po vlerësohet gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Numri i pëlqimeve dhe komenteve është në rritje, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjikës për të krijuar hite që kapin vëmendjen e publikut.

Pritshmëritë e larta për këtë projekti tashmë janë plotësisht të justifikuara, pasi video dhe kënga vazhdojnë të gjenerojnë mbështetje dhe entuziazëm në mesin e komunitetit të muzikës dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat