Elon Musk thotë emrin e aktorit që duhet ta portretizojë atë në filmin e tij biografik

Mediale Vip

Elon Musk thotë emrin e aktorit që duhet ta portretizojë atë në filmin e tij biografik

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:24
Elon Musk, Darren Aronosfsky

Miliarderi dhe titani i teknologjisë, Elon Musk mori pjesë ditë më parë në ceremoninë e 10-të të Breakthrough Prize.

Ai thuhet se ndau mendimin e tij mbi filmin e ardhshëm biografik të jetës së tij, që do të drejtohet nga regjisori i mirënjohur, Darren Aronosfsky.

Kur u pyet se kush duhet ta portretizonte atë, Musk shmangi pyetjen me zgjuarsi, duke u përgjigjur: “Kush mendoni se duhet të më portretizojë mua?”

Megjithatë, kur u ngrit sugjerimi i aktorit Bradley Cooper, Musk nuk mund ta ndalte të qeshurën, duke thënë madje se një aktor tjetër duhet të luante rolin e tij.

“Uh, si mendoni për aktorin Benedict Cumberbatch?”, theksoi miliarderi.

Mes të qeshurave, ai më pas iu drejtuar kamerës dhe pyeti aktorin: “Benedict çfarë mendon?”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat