Capital T: Shqiptari ‘qohet’ del natën, me lyp ‘femna’ që s’dalin natën

Mediale Vip

Capital T: Shqiptari ‘qohet’ del natën, me lyp ‘femna’ që s’dalin natën

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:24
Capital T

Rep-artisti i njohur Capital T ka bërë një reagim të çuditshëm në profilin e tij në Instagram.

Reagimi i tij, pa ndonjë qartësi të plotë, si duket vjen pas vrasjes së djeshme të gruas në Pejë që tronditi Kosovën.

Reagime të shumta ka pasur pas rastit tragjik madje edhe të figurave të njohura të estradës, dhe tani siç duket edhe Capital T, e ka bërë një të tillë.

“Shqiptari ‘qohet’ del natën, me lyp ‘femna’ që s’dalin natën”, shkroi Capital në një postim në ‘InstaStory’, megjithatë ai nuk specifikoi arsyen dhe kuptimin prapa kësaj fjalie, pasi mund të interpretohet në forma të shumta.

Ndryshe, të martën Kosova u trondit me vrasjen e gruas në Pejë e cila dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më parë, një grua në Ferizaj u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat