Urimi romantik i David Beckham-it për Victoria-n

Mediale Vip

Urimi romantik i David Beckham-it për Victoria-n

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:09
Victoria Beckham- David Beckahm

Victoria Beckham feston sot ditëlindjen dhe mbush 50 vjeç.

Një ndër emrat më të njohur për modën dhe një ikonë e muzikës së viteve ’90, Victoria ka arritur të lërë gjurmën e saj në industrinë e stilit dhe muzikës.

Mbi të gjitha, është edhe një ndër sipërmarrëset dhe dizejnueset e modës më të njohura në botë, falë markës “Victoria’s Secret”.

Victoria mori shumë urime për ditën e saj speciale, por ndër më të bukurit vjen nga i shoqi, David, i cili në një përmbledhje videosh e fotosh, na tregon kapituj të ndryshëm në jetën e së shoqes, duke nisur që nga shtatzënia, deri te momentet në skenë me Spice Girls, e deri te puthjet e ëmbla me David.

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të bukur. Ndërsa ti i afrohesh ditëlindjes, duhet të shohësh pas dhe të jesh krenare për ato që ke përmbushur, ke arritur dhe ke ndërtuar. Posh Spice, sipërmarrëse dhe sigurisht, je martuar me një kapiten anglez. Por, suksesi yt më i madh janë fëmijët e tu. Ti i drejton, i do, i mëson ata. Ata të duan përtej fjalëve. Të gjithë të duam shumë. Të kesh një ditë speciale, i meriton të gjitha. 50 dhe fit. Jam i sinqertë”, shkroi ai në urimin special, të cilin mund ta ruash se ku i dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat