Katy Perryt i ndodh e papritura në mes të emisionit! U “tradhëtua” nga bluza, këngëtarja mbulon gjoksin me jastëk

Mediale Vip

Katy Perryt i ndodh e papritura në mes të emisionit! U “tradhëtua” nga bluza, këngëtarja mbulon gjoksin me jastëk

Më: 17 prill 2024 Në ora: 23:52
Katy Perry

Këngëtarja e njohur Katy Perry është përballur me një incident aspak të këndshëm në spektaklin “American Idol”.

Teksa artistja ishte e ulur në karrigen e jurisë, në një moment asaj iu kanë këputur lidhëset e bluzës së saj metalike, mjaft të veçantë.

E ndier në siklet dhe duke mbajtur me dorë bluzën, Perry në mes të emisionit është fshehur poshtë tavolinës.

Ishte këngëtarja ajo që e postoi videon qesharake në Instagram, duke ndarë me ndjekësit këtë momentg të sikletshëm që i ndodhi.

“Nëse nuk rregullohet, shikuesit do të shohin më shumë se sa kanë pritur”, tha ajo.

Menjëherë në ndihmë këngëtares i ka ardhur miku dhe kolegu i saj, Luke Bryan duke u përpjekur që t’ia rregullonte bluzën, megjithëse ai u “dorëzua” shumë shpejt.

Më pas Katy Perry u detyrua që të fshehë gjoksin me një jastëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat