Reperi i njohur u arrestua në Zvicër? Ja si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Reperi i njohur u arrestua në Zvicër? Ja si qëndron e vërteta

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:52
Don Phenom

Së fundmi në media kanë nisur të qarkullojnë lajme se reperi i njohur, Don Phenom është arrestuar të premten e javës së kaluar në Zvicër. Sipas raportimeve në media, reperi ka qenë i ftuar për të performuar në një prej klubeve të natës në Zvicër dhe teksa ka zbritur në aeroport, ai është ndaluar nga policia.

Sipas burimeve, Don Phenom është mbajtur në ambientet e policisë rreth 48 orë dhe si arsye e ndalimit të tij përflitet se ka qenë mospajisja me një dokument pune për të kënduar.

“Lirimi është me kusht dhe Don Phenom nuk do ketë mundësi të këndojë për dy vite në Zvicër. Arsyeja e ndalimit ka qenë se ai nuk ka patur një lejë pune për të kënduar”, ka shtuar burimi.

Kjo nuk është hera e parë që policia e Zvicrës ka ndaluar artistë të ndryshëm shqiptarë, duke mos i lejuar të këndojnë në klube të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat