Tirana me evente muzikore globale: Paul Kalkbrenner elektrizon kryeqytetin

Mediale Vip

Tirana me evente muzikore globale: Paul Kalkbrenner elektrizon kryeqytetin

Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:20
Paul Kalkbrenner

Tirana po përgatitet për një natë të paharrueshme, ndërsa ikona e muzikës elektronike Paul Kalkbrenner del në skenë në datën 26 Prill, duke paralajmëruar fillimin e një sezoni emocionues në kryeqytet. Me çdo vit që kalon, peizazhi kulturor i Tiranës bëhet edhe më i gjallë, duke tërhequr audiencën vendase apo nga vendet fqinje në Evropë.

“Mes zhurmës që rrethon këtë ngjarje, iute ka prezantuar mënyra inovative për të përmirësuar përvojën e koncerteve përmes konceptit novator Pay Now”, shprehet një nga përfaqësuesit e kompanisë estoneze fintech. Adhuruesit e muzikës tani mund të blejnë pa probleme biletat e tyre në pikat e caktuara të shitjes duke skanuar thjesht një kod QR duke përdorur aplikacionin Myiute. “Kjo mënyrë intuitive pagese plotëson në mënyrë të përkryer preferencat e të rinjve shqiptarë, të cilët po tërhiqen gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjeve më të thjeshta të pagesave”, pohojne edhe organizatorët e koncertit.

Por komoditeti nuk mbaron këtu. Të pranishmit mund të përfitojnë nga aplikacioni Myiute për të lehtësuar transaksionet për pije apo ushqim gjatë gjithë koncertit. Kjo veçori inovative siguron që frekuentuesit e koncertit mund të përqendrohen në shijimin e muzikës pa bezdinë e mbajtjes së parave ose kartave, por përmes Myiute të kenë portofolin e tyre digjital.

Për ata që e gjejnë veten në fund të muajit me një buxhet të caktuar dhe nuk duan të prekin kursimet e tyre, por gjithashtu nuk duan të humbasin mundësinë për të parë DJ-në e tyre të preferuar live në veprim, iute ka një zgjidhje. Për herë të parë, të apasionuarit pas muzikës elektronike mund të aplikojnë për një hua me interes 0% përmes aplikacionit fintech në Shqipëri, duke u siguruar që kufizimet financiare të mos dëmtojnë përvojën e tyre në këto evente.

“Me performancën elektrizuese të Paul Kalkbrenner të përgatitur për të mahnitur audiencën, së bashku me iniciativat e iute, ky event muzikor i qytetit po formohet si një festë e pashembullt e muzikës, inovacionit dhe momenteve të paharrueshme”, përmbyllin organizatorët e koncertit duke i ftuar të gjithë në festat që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat