Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e BBV, ja si reaguan banorët

Mediale Vip

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e BBV, ja si reaguan banorët

Më: 19 prill 2024 Në ora: 21:42
Foto nga BBVA

Ashtu sikurse ishte bërë e ditur, sonte në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, hynë tre të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari surprizuan banorët me hyrjen në ditën e 100-të.

Personi i parë që u hapi derën ishte Romeo, i cili nuk e la momentin të kalojë pa batuta.

‘Një sekond se e hap i zoti i shtëpisë’– u thotë Romeo, banorëve.

Ledioni dhe opinionistët vijojnë përshëndetjet me banorët, të cilët duken të lumtur nga kjo surprizë.

‘A je më mirë’– i thotë Ledjoni, Jetmirit, teksa po e përshëndet.

‘Nuk më keni lodhur fare, përkundrazi. Ajo që ju duhet të bëni është të dëgjoni njëri-tjetrin’– u thotë Ledioni banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat