“Të duket vetja burrë se ke lënë dy mustaqe”, Egla debat me Romeon

Mediale Vip

“Të duket vetja burrë se ke lënë dy mustaqe”, Egla debat me Romeon

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:34
Egla dhe Romeo

Mesdita e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate. Egla dhe Romeo janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa ndodhedhin në oborrin e shtëpisë.

Aktorja i thotë se është shumë i varfër në argumenta dhe debat për t’u përballur me të. Nga ana tjetër, Romeo i është kthyer se gjëja që di të bëjë më mirë Egla në shtëpi është të shajë.

Debati ka vijuar me ofendime nga kjo e fundit, teksa i drejtohej Romeos me etiketime të tipit: “I vobektë, kalama, i paburrë”.

Pjesë nga debati:

Egla: Unë mendoj që nuk duhet të merremi më njerëzit që s’janë në këtë shtëpi sepse nuk përgjigjen dot ti. Është paburrëri dhe papërgjegjësi të merremi me njerëzit që kanë dalë.

Romeo: Po na tregon ti burrërinë! Të dhembi.

Egla: Jo zemra po të shpjegoj një etikë, një rregull që duhet ta mësosh. Nuk flitet për njerëzit në mungesë

Romeo: Hë moj se thashë ku të dhëmbi. Ti e ke bërë e para, tani e kape ti. Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë.

Egla: O shpirti ke të drejtë. Jepi, vazhdo. Situatat mi tregojnë çdo natë.

Romeo: Kush ta tregon?

Egla: Vjen një zog dhe ma tregon çdo natë.

Romeo: Ti që thoje “kur të dalësh jashtë do ta shikosh”.

Egla: Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate.

Romeo: A e din se çfarë është i vobektë?

Egla: I varfër në biseda.

Romeo: I varfër jo i vobektë.

Egla: I varfër i vobektë është. I vobektë të duket fjalë e shpifur?

Romeo: Jo moj ti e ke gojën lule.

Egla: Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu.

Romeo: Po luan kartën e gruas?

Egla: Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty!  Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët

Romeo: Po idiot çfarë është?

Egla: Është një kryevepër e letërsisë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat