Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Mediale Vip

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Më: 24 prill 2024 Në ora: 07:32
Princi William dhe Princesha Kate

Kate Middleton dhe Princi William kanë shpërndarë një fotografi të djalit të tyre Princit Louis për t’ia uruar ditëlindjen e gjashtë.

Këtë fotografi, princi dhe princesha e Uellsit e kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale duke uruar gjithashtu edhe ditëlindjen e tij.

Urime ditëlindjen e 6-të, Princi Louis! Faleminderit të gjithëve sot për urimet”, kanë shkruar bashkangjitur një fotografie të djalit të tyre ku pozonte i vetëm në një batanije pikniku.

Princesha e Uellsit, tronditi botën kur në muajin mars kur u detyrua të dilte me një video-mesazh për të treguar se ishte diagnostikuar me kancer dhe se iu është nënshtruar kimioterapisë parandaluese.

Me aq sa është kuptuar, familja mbretërore do të bëjë një festë private për ditëlindjen e Princit Louis. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat