Lana del Rey theu rregullin në Coachella, organizatorët duhet të paguajnë një gjobë

Mediale Vip

Lana del Rey theu rregullin në Coachella, organizatorët duhet të paguajnë një gjobë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:13
Lana del Rey

Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike, Lana Del Rey ka thyer një rregull.

Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s.

Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.

Sipas marrëveshjeve, festivali ngarkohet me një gjobë fikse prej 20 mijë dollarësh, për pesë minutat e para pas orës policore.

Pas kësaj, çdo minutë i kushton festivalit 1,000 dollarë gjobë.Lana del Rey është në mesin e artistëve shumë të njohur që performuan në festivalin Coachella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat