Ditëlindja e Al Paçinos, kaq vjet ka mbushur aktori

Mediale Vip

Ditëlindja e Al Paçinos, kaq vjet ka mbushur aktori

Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:30
Aktori veteran Al Pacino

Aktori veteran Al Pacino sot mbush 84 vjeç. Alfredo James Pacino ka lindur në New York City më 25 prill 1940. Ai ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Sicilia që u ndanë kur ai ishte një foshnjë.

Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në California dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.

Kur flitet për aktorët më të mirë në histori, padyshim që emri i tij është aty. Pacino ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinema dhe i ka dhënë audiencës disa shfaqje të paharrueshme.

“The Godfather II”, “Scarface”, “Dog Day Afternoon”, janë vetëm disa nga filmat e shumtë të tij që kanë bërë histori.

I publikuar në vitin 1972, “The Godfather” ishte një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht të jetë ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pas këtij suksesi, karriera e tij dihet nga të gjithë si ka shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat