Mendi, vajza e Mirush Kabashit tregon pse s’e plotësoi dëshirën e të atit për emrin e djalit

Mediale Vip

Mendi, vajza e Mirush Kabashit tregon pse s’e plotësoi dëshirën e të atit për emrin e djalit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:12
Mendi, vajza e Mirush Kabashit

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Mendi, vajza e Mirush Kabashit rrëfen kujtimet e të atit dhe ndër to, tregon pse nuk e ka plotësuar dëshirën e tij për emrin e djalit.

Gjatë emisionit, vendoset videoja e intervistës së Mirushit tek emisioni ‘Rudina’ para ca kohësh, duke shprehur dëshirën për emrin e nipit.

Nëse do të lindte djalë, vajza ime do t’ia vinte emrin Isë. Unë e kam pasur dëshirë që po të kisha djalë, do t’ia vija emrin Isë, në kujtim të Isa Boletinit.

Unë jam nga Gjakova, përfundoi Mirushi, duke treguar dëshirën që një pjesë e Kosovës të ruhej në këtë mënyrë në familjen e tij.

Por vajza e tij, nuk e ka plotësuar dëshirën e të atit. Ajo ka vendosur ta quajë Matias Mirush Kabashi.

Po të ishte Mirushi mes nesh, me siguri do t’ia vija emrin Isë. Por nuk mund t’ia vija Isë, sepse... unë besoj në vazhdimësi, dhe për mua kjo është vazhdimësia. Im bir është shumë i vogël, një muaj e gjysmë dhe nuk e kupton vlerën dhe historinë që mbart ky emër... Fatin, krenarinë dhe privilegjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat