Degradon debati/ Egla-Meritonit: Je rrugaç, nuk duhet të dalësh në ekran

Mediale Vip

Degradon debati/ Egla-Meritonit: Je rrugaç, nuk duhet të dalësh në ekran

Më: 25 prill 2024 Në ora: 20:56
Egla dhe Meritoni

Duket se ‘telefonatat e erës’ nuk bënë asnjë punë për të vënë qetësinë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Pas telefonatave prekëse, brenda shtëpisë nisën debatet. Mes Eglës dhe Meritonit, nisi një bisedë e qetë e më pas devijoi në ofendime.

Ishte Meritoni ai që përmendi çështjen e Eglës me Saimir Kodrën, e më pas aktorja shpërtheu në ofendime. Ajo deklaroi se persona si Meritoni nuk e meritojnë që të shfaqen në ekrane.

Debati:

Meritoni: Zemër rregullo imazhin, se ke punë jashtë. E ke me zotërinë.

Egla: Me kë zotëri? Do ma paguash avokatin?

Meritoni: Me fol në këtë mënyrë…

Egla: Unë mendoj se njerëz si puna jote nuk duhet të dalin në ekran, je një rrugaç që nuk duhet të ekzistosh dhe promovohesh në ekran. Je një rrugaç që shantazhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat