“Më pëlqejnë dasmat, por…” Kur do të martohet Sara Hoxha?

Mediale Vip

“Më pëlqejnë dasmat, por…” Kur do të martohet Sara Hoxha?

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:25
Sara

Sara Hoxha, blogerja e famshme, ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ajo iu përgjigj pyetjeve më pikante të 10 fëmijëve të vegjël ku sigurisht nuk mungoi as edhe ajo nga Tristani. Ai e pyeti Sarën se kur do të martohet.

Blogerja u përgjigj se i pëlqejnë dasmat, por kur është e ftuar vetë. Sara tha se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë.

Tristan: O Sara kur njerëzit ‘maritohen’ ata kanë fëmijë. Por ti nuk je ‘marituar’, por ti ke fëmijë. Kur do ‘maritohesh’?

Sara: Unë nuk jam ‘marituar’ akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë që…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat