Debat mes Heidit dhe Rozës: E kam ngrënë dy herë nga ty!

Mediale Vip

Debat mes Heidit dhe Rozës: E kam ngrënë dy herë nga ty!

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:39
Roza dhe Heidi

Debatet e vazhdueshme mes Rozës dhe Heidit kanë qenë tema diskutimi dhe nëpër ‘Prime.’

Sakaq teksa Roza ka qenë në kuzhinë, ka kaluar Heidi dhe vajzat kanë patur një ‘përplasje’ me njëra-tjetrën.

Sipas Rozës, Heidi i flet Rozës sepse do të bëhet përsëri shoqe me të e ndërsa Heidi shprehet se nuk bëhet përsëri shoqe me një person fallco dhe që ia punon pas shpine.

Pjesë nga biseda:

Roza: Unë flas, jap komente për kuzhinën ti më përgjigjesh. Përse përgjigjesh ti? Do të bëhesh shoqe prapë? Që kur të na pyesi ‘Vëllai i Madh’ ti të bësh prapë viktimën?

Heidi: Me njerëzit fallso që ta fusin mbrapa krahëve unë nuk bëhem më shoqe! E kam ngrënë dy herë nga ty, ta ha dhe të tretën vallahi jam budallaqe.

Roza: Po ça ke që flet? Pse qesh? Ça na bo si shoqe? Hajde këtu Heidi. Si shmanget moj motër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat