Fermerët zbulojnë misionin e Elsa Lilës në FermaVIP?

Mediale Vip

Fermerët zbulojnë misionin e Elsa Lilës në FermaVIP?

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:42
Flori dhe Çiljeta

Mesa duket, misioni i këngëtares Elsa Lila brenda ‘Ferma VIP’ po zbulohet.

Flori deklaroi se për sa i përket fshehjes së gjërave ai mendon se është mision dhe pas kësaj fshihet Elsa. Të njëjtin mendim ndau edhe Çiljeta, ndërsa Mariana tha se nuk është mision, por një shaka, gallatë e bërë nga fermerët. Dy fermeret vendosën edhe bast me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se Elsa është me një mision nga Agai që prej hyrjes së saj në “Ferma VIP” për të bërë aspak të rehatshme jetesën e fermerëve.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Fshehjet e gjërave në shtëpi i ka bërë Valeri dhe Elsa edhe pikë. Po ka qenë gallatë, në rregull

Flori: Tërheq mbrapsh çdo dyshim që ke thënë për Elsën, por tani dyshoj për Elsën më shumë sesa për Valerin

Mariana: Po ça thua ti o Flor, mua më sheh edhe…Ti e di natyrën time dhe unë nuk jam aspak konfliktuale

Flori: Fakti që s’ka dalë kush i ka fshehur objektet, këtu ka një mision

Çiljeta: Është mision ai është mision

Mariana: S’ka problem se është gallatë

Flori: Këtu ka një mision shumë të madh

Çiljeta: Ta them unë 100% që është mision

Mariana: Atëherë në rregull është mision, por ja që unë e di. Po mision nuk është njëherë, harroje

Çiljeta:Do dalim jashtë të gjithë një ditë dhe do e kuptojmë që është mision. Unë nuk e di që është mision, por e kam kuptuar

Mariana: Hajde një bast me motrën tënde këtu, Flori është dëshmitarë. Unë them që nuk është mision

Çiljeta: Okay bast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat