Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Mediale Vip

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Më: 28 prill 2024 Në ora: 00:02
Shkëlqim Bega

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme.

Gjatë prezantimit të tij, ai shprehet se është një boksier dhe se ka për qëllim që t’i stërvisë edhe banorët e tjerë të cilët janë bërë disi përtacë.

Shkëlqimi shprehet se kafen e parë që ai do të pijë është me Eglën. Kjo e fundit shkoi për ta marrë në oborr dhe e çoi tek banorët e tjerë.

Ai shprehet se është futur në shtëpinë e BBV3 për t’u argëtuar dhe për të kaluar bukur me banorët e tjerë dhe nuk e ka fokus çmimin e madh, prandaj shpreson që asnjë nga banorët të mos i bëjë bllok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat