Të dënuar për thyerje të rregullores, Agai merr vendimin për “Fakirët”

Mediale Vip

Të dënuar për thyerje të rregullores, Agai merr vendimin për “Fakirët”

Më: 28 prill 2024 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Në spektaklin e kaluar Agai dënoi 4 fermerë për thyerje të disa rregullave në ‘Ferma VIP’.

Ata duhet të qëndronin tek shtëpia e “Fakirit” deri ditën e hënë. Por, për arsye se katër të dënuarit janë sjellë shumë mirë Agai mori një vendim për 4 fakirët dhe i ka kthyer përsëri te fermerët e tjerë.

Një zarf mbërriti në fermë teksa shkruante:

“Fermerë ju kam vëzhguar me shumë kujdes. E vlerësova dedikimin e regjisor Bogdos në audicione, ndarjen e roleve dhe punën e aktorëve. Vlerësova edhe përkushtimin e fermerëve, Mariana, Çiljeta, Flori për performancë sa më të mirë.

Kam marrë një vendim, për sjellje të mirë dënimi i katërshes tek shtëpia e “Fakirit” përfundon tani. Unë e mbajta fjalën, por bëni kujdes të gjithë. Në raste të tjera thyerje rregullash nuk do të jem më kaq i butë. Agai”, lexoi në zarf Ditea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat