“Me shkallë do ta puth unë atë?!” Aktori rrëfen se si babai donte ta martonte me një vajzë në fshat, por ai dashuronte një tjetër

Mediale Vip

“Me shkallë do ta puth unë atë?!” Aktori rrëfen se si babai donte ta martonte me një vajzë në fshat, por ai dashuronte një tjetër

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:04
Luftar Paja

Aktori Luftar Paja në një intervistë në emisionin “S’e luan Topi” rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.

Paja tregoi mes emocionesh se si babai donte ta martonte me një vajzë, por ai ishte i dashuruar me një tjetër.

“Nga pasioni që kisha për artin në Patos, vetëm që të shkoja në Pallatin e Kulturës në prova, mirëpo në prova ishte edhe vjehrra ime e ardhshme që punonte aty, me atë mentalitetin e atyre ditëve babai im u kishte vënë syrin vajzave në fshat, një mbledhëse pambuku. Nuk e njihja, shkoj një ditë të bukur në fshat dhe më thotë hajde se do të të çoj në një vend. Ishte një pistë e madhe ku mbledhësit e seleksiononin pambuk.

E shikon atë më tha mua, ajo është e bija e filanit dhe e filanes, unë i kam vënë syrin për ty. Ça do ti, ajo është më e gjatë se unë, jo o babi pse me shkallë do ta puth unë? I thsh në asnjë mënyrë, i ishte ngulitur atij, do ta shikojmë i thash. Si do t’ja them që unë dashuroj një gjimnaziste se s’ia kisha thënë asaj. Babi i thash të ftoj të vish në Patos të shikosh nusen që kam unë;. Mirë është po qenka pak si ezmere tha. Se mos ne jemi të bardhë”, tha aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat